Rreth 3 orë takim informal, Lulzim Basha darkë me Yuri Kim në një restorant, thyejnë edhe orën policore

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të gjatë në një prej restoranteve të Tiranës me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Takimi informal ka zgjatur rreth tre orë, ndërsa 20 minuta ishin në shkelje të karantinës.
Konkretisht takimi takimi mes tyre ka nisur rreth orës 19:30, për tu mbyllur në 22:20 të mbrëmjes së të shtunës.
Darka u mbajt në një restorant shumë pranë Kryeministrisë dhe vendi i zgjedhur për të darkuar e diskutuar ishte i dukshëm.
Edhe pse nuk ka ende informacion zyrtar, në këtë takim të gjatë jozyrtar, kreu i PD dhe ambasadorja mendohet të kenë diskutuar për një sërë çështjesh të aktualitetit.
Sipas informacioneve nga PD,fokusi i bisedës ishte tek vendimi i Prokurorisë së Dibrës, që pas vitesh hetime pushoi dosjen e bujshme 184 të manipulimit të zgjedhjeve të pjesshme të 2016./Gazeta SHQIP