Soreca ndez këmbanat e alarmit: Pa dialog mes palëve rrezikohet e ardhmja europiane e Shqipërisë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me djegien e mandateve nga opozita.

Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e BE-së, se akti i ndërmarrë nga opozita është anti demokratik.

Më tej Soreca ka folur me shqetësimin në lidhje me negociatat me BE-në, duke thënë se nëse palët nuk ulën në dialog, rrezikohet rruga europiane e Shqipërisë.

Sipas tij, vendi tashmë ka hyrë në një pasiguri politike dhe teknike.

Soreca tha:

Ne si BE kemi shprehur se heqja e mandateve është kundër produktive për ushtrimin dhe formës së demokracisë në Shqipëri. Çdo deputet ka të drejten e tij për ta bërë këtë por kanë edhe përgjegjegjësi para votuesve. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë gjë nuk është mirë për Shqiperinë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe ky vendim e minon ketë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka berë progres të mire që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdoje Shqipëria ketë rrugë në këte situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këte situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike. Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë ne dialog. Është e vështirë të bëjmë parashikime, por pasiguria është shumë e lartë dhe ne kemi hyrë në këtë situate vetëm që dje ndaj nuk mund te parashikojmë. E vetmja gjë që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Mendoj qe vendimi i opozitës ishte rrjedhojë i vlerësimit që ata vete bene. Sic e thamë ne nuk mendojmë qe kjo është rruga me e mire per Shqipërinë. E përsëris ne respektojmë vendimin e atyre qe vendosen te lenë mandatin por çështja është si Shqipëria mund te ece përpara drejt BE./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT