LAJM I FUNDIT/ Shqipëria mbyll kufirin me Britaninë, Manastirliu jep lajmin për qytetarët që vijnë nga Anglia

Teksa një numër i madh vendesh në Europë kanë mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe pas shfaqjes së variantit të ri të Covid, këtë gjë e ka bërë edhe Shqipëria.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se kjo masë merret për të mos rrezikuar shtimin e rasteve të infektuara.

Gjithashtu Manastirliu tha se do të izolohen për 2 javë të gjithë ata qytetarë që kanë ardhur nga Anglia.

“Po vijohen hetimet për variantin e ri të Coronavirus. Ky mutacion i ri është i transmetueshëm. Kjo rritje sjell shtimin e numrit të infektuarve. Komiteti teknik i ekspertëve bën apel për kujde

Pezullim i fluturimeve me Britaninë duke filluar nga ora 6 nesër deri më 6 janar. Karantinë 14 ditore për ata që vijnë nga Britania. Ky izolim i detyrueshëm vjen si masë paraprake për të shmangur këtë mutacion,” tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT