Përhapet me shpejtësi dhe është 70% më shumë infektues, cilat janë simptomat e koronavirusit të ri

Qeveria britanike alarmoi vendin pasi njoftoi në prag të Krishtlindjeve një variant të ri të koronavirusit.
Varianti i ri u identifikua për herë të parë në Kent javën e kaluar gjatë mbikëqyrjes rutinë nga Shëndetësia Publike Angli, më pas u lajmërua nga 60 autoritete të tjera lokale.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock deklaroi se numri i rasteve që përfshijnë variantin e ri po “rritet me shpejtësi”.
Por, cilat janë simptomat e këtij virusi dhe a është më i rrezikshëm?
Tipi i ri i Covid-19 nuk mendohet të jetë më i rrezikshëm, apo të shkaktojë simptoma më të këqija, por përhapet me një shpejtësi normale.
Simptomat e zakonshme janë një kollë e vazhdueshme, dhimbje gjoksi, humbje e shijes dhe erë.
Sipas informacioneve për mediat e huaja, ky koronavirus mund të jetë 70% më infektues se të tjerët.