Zgjedhjet/ Majko: Çdo gjë gati për votën e emigrantëve, por vendimin e ka në dorë KQZ

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ka deklaruar në një mbledhje për Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin në Kuvend se dikasteri që ai drejton ka bërë gjithçka gati për të konkretizuar të drejtën e votës së emigrantëve, siç jepet në Kushtetutë.
“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ta vënë në jetë detyrimin ligjor që të bëjmë të mundur votën e emigrantëve atje ku ata jetojnë, por me lejoni që për këtë të mos jap shumë hollësi, pasi i plotfuqishëm për këtë çështje është KQZ që ka duqin e një gjykate autonome dhe do të jetë ai që do të vendosë për këtë çështje”, tha Majko për nënkomisionin që është pjesë e Komisionit Parlamentar të Ligjeve .
Në lidhje për regjistrin e përgatitur që nga 2016 për emigrantët pra që të ketë një regjistrim adresash, Majko tha se ai regjistër ka dalë “jashtë kohe”.
Majko tha se “emigrantët mund të votojnë edhe pa bërë deklarimet tek adresa e Gjendjes Civile. Do të aplikojnë direkt në KQZ. Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati një dokument ku thuhej se emigrantët mund të votonin me postë, vetëm pasi të jenë regjistruar me adresën e saktë pranë Gjendjes Civile. Edhe pse data e zgjedhjeve po afrohet, KQZ nuk e ka zyrtarizuar rregulloren e votës së diasporës./GazetaShqip