Pasuritë e politikanëve do të hetohen nga një grua: Ja dy emrat që do garojnë në Kuvend për kryeinspektor

Kreu i ri i ILDKPKI-së do të jetë një grua. Kuvendi do të votojë në seancë plenare për të zgjedhur Evgjeni Basharin apo Helena Papën.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka vendosur që të rrëzojë kandidaturat e Lefteri Luzit dhe Evis Ficos dhe Dhimitrula Spiru. Ndërkaq, Eridian Salianji, ish-avokati i PS-së në KQZ dhe ish-zv.ministër i Drejtësisë, ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi.

Sipas Kushtetutës kreu i ri i ILDKPKI-së duhet të zgjidhet me 3/5 të votave në raundin e parë dhe nëse nuk i merr dot në raundin e dytë miratohet me shumicë të thjeshtë.

Evgjeni Bashari mori 15 vota pro, ndërsa Helena Papa u votua me 14 vota pro dhe 1 abstenim. Kandidatët e tjerë nuk morën votat e duhura.

Të dyja kandidatet si Bashari e Papa, kanë një eksperiencë të gjatë si punonjëse e institucionit ku deklarohet pasuria e zyrtarëve. Në votimin e parë duhet që një prej kandidatëve të marrë 3/5 e votave.Në të kundërt, nëse nuk merren votat e duhura, do të bëhet një votim i dytë pas një jave/GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT