“Nuk luan dot një ndeshje me Ballshin, jo me…”, Braçe sulmon Dukën: Një fushë kishte detyrë!

Zv.kryeministri Erjon Braçe i është kundërpërgjigjur akuzave të presidentit të FSHF-së, Armando Duka në adresë të qeverisë. Me anë të statusi në rrjetet sociale e akuzon Dukën për mos realizimin e fushës së Arenës Kombëtare, stadiumit që dikur kishte emrin e Qemal Stafës.

“Po zotëria një fushë kishte detyrë kontraktuale të bënte, 1 jo 100, kryefushën në Qemal Stafa dhe shkoni ta shihni në ç’katandi është; Nuk luan dot një ndeshje me Ballshin aty, jo më me Anglinë! Për këtë politikë sportive bëhet fjalë? Shikoni, ka plot në këtë vend që nuk dinë çfaere bëhet, shohin brenda pronës së tyre e s’u intereson asgjë jashtë saj”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë

Po si ka mundësi? Si ka mundësi? Një fushe kishte detyrë të bënte, një, kryefushën e Qemal Stafës dhe, shkoni e shiheni ç’ka bërë!

Përtej titullit lexova llafet dhe, mësova se e gjithë politika sportive për të cilën bën fjalë qenka një projekt me “100 fusha”!

Po zotëria një fushë kishte detyrë kontraktuale të bënte, 1 jo 100, kryefushën në Qemal Stafa dhe shkoni ta shihni në ç’katandi është;

Nuk luan dot një ndeshje me Ballshin aty, jo më me Anglinë! Për këtë politikë sportive bëhet fjalë? Shikoni, ka plot në këtë vend që nuk dinë çfarë bëhet, shohin brenda pronës së tyre e s’u intereson asgjë jashtë saj;

100 FUSHA?

Janë bërë mbi 100 të tilla! Qe kur politika e kësaj qeverie për sportin u mbështet fort tek edukimi, rikthimi i orëve sportive në shkolla, mësuesve gjithashtu, nuk ka shkollë të re apo të rikonstruktuar që nuk ka fushat e saj të basketbollit, volejbollit, futbollit për fëmijët, por edhe për komunitetin;

Nuk ka shkollë që nuk ka palestrën e saj (aty ku hapësira e ka mundësuar janë edhe fushat edhe palestra bashkë, nesër do u tregoj disa të tilla).

Vetëm ai që nuk sheh stadiumin e Elbasanit, të Shkodrës, të Tiranës, të Kukësit dhe faturat e paguara për atë Korçës, nuk sheh as fushat e palestrat në shkolla-qendrat bazë të edukimit sportiv të fëmijëve e të rinjve!

Ç’mund të jetë një i tillë? E thjeshtë, një i tillë s’ka lidhje me sportin, por me tregtinë politike, partiake! I tillë është!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT