Shqipëri, ende pa ndëshkim krimet e komunizmit
“Antikomunizmi-histori dhe aktualitet” ishte tema e takimit të zhvilluar sot në Shkodër nga Shoqata antikomuniste e ish të burgosurve politikë të Shqipërisë dhe Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”
Aty u vu në dukje fakti se, në Shqipëri ende nuk janë dënuar krimet e komunizmit.
I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe Kryetari Federal i Unionit të Shoqatave të Viktimave të Tiranisë Komuniste, Dieter Dombrowski, i cili solli përvojën gjermane në trajtimin e krimeve të periudhës komuniste./ZgjohuShqiptar.info