Kosova në zgjedhje/ Baton Haxhiu: Thellohet kriza dhe pazaret, ja aleati i vetëm i Vetëvendosjes

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që Kosova të shkojë në zgjedhje, pasi vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Për analistin Baton Haxhiu, kjo do ta fusë Kosovën në krizën më të madhe që nga përfundimi i luftës. Sipas Haxhiut zgjedhjet janë lajmi më i mirë për Kosovën, por problemi vjen pas zgjedhjeve, ku do ketë pazare politike.

“Kosova është në krizën më të madhe që nga përfundimi i luftës. Ka paqartësi për dialogun, presidentin e ri, qeverinë e re, marrëdhëniet me BE. Askush nuk vendos në Kosovë për të ardhmen tonë krejtësisht. E kam të qartë se çfarë do jetë 10 shkurti, koha kur do bëhen zgjedhjet. Nuk do e dime së kush do e udhëheqë qeverinë pas zgjedhjeve, pasi armiqësia në skenën politike të Kosovës është e madhe. Kushtetuesja mori vendimin e duhur dhe tregoi se është shprehësja e vetme e qartësisë juridike dhe shtetnore për Kosovën.”, tha Haxhiu në OPEN.

Analisti pranoi se Vetëvendosje mund të dalë e parë në zgjedhje, por shtoi se do e ketë të vështirë formimin e qeverisë. Aleati i vetëm i Vetëvendosjes, sipas Haxhiut, është Ramush Haradinaj.

“Nuk do ketë fitues të qartë në Kosovë. Nuk e lejon sistemi zgjedhor. E kemi detyrim përfshirjen e minoriteteve në qeveri. E supozojmë se Vetëvendosje është fituese, a do shkojë LDK dhe PDK në koalicion. Vetëvendosje udhëheq sondazhet, por nuk fiton e vetmë. Vetëvendosje ka vetëm një partner, por që është thyer me të. I vetmi partner mund të jetë Ramush Haradinaj.”, deklaroi Baton Haxhiu./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT