VIDEO/ E moshuara mbështet për muri deputetin Jenisheri që hyri pa radhë në spital: Kush je ti, edhe presidenti….

Deputeti i opozitës, Selami Jenisheri që është bërë i njohur në rrjetet sociale për biçikletën e tij ngjyrë rozë dhe për “perlat” në parlament, është përplasur në spital me një grua.

Deputeti, duke keqpërdorur pozitën e ligjvënësit është futur pa radhë në spital, por e moshuara nuk e ka toleruar.

Ajo i ka prerë rrugën deputetit duke e “mbështetur” për muri.

“Jo deputet me qenë, po super, edhe Presidenti nuk ka të drejtë”, i thotë e moshuara deputetit Jenisheri. Ka qënë blogeri Olti Curri ai që ka bërë publike videon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT