PAGOI cash paratë për shkollimin e fëmijëve në GJERMANI, ish-kryeprokurori LLALLA telashe me drejtësinë: Akuzohet për deklarim të rremë (PAGESAT E KRYERA)

Fëmijët e Adriatik Llallës i kanë ndjekur studimet jashtë vendit, në Shkollën Ndërkombëtare të Bremenit, në vitet 2016-2017 dhe 2017 – 2018.

Duket se shpenzimi për shkollimin e fëmijëve, dhe deklarimi i gënjeshtërt i ish-kryeprokurorit për mënyrën e pagesës së shkollës së fëmijëve, e ka detyruar SPAK të kërkojë dënim për deklarim të rremë për kryeprokurin.

Prokuroria e posacme ka apeluar dërgimin e cështjes së Llallës në gjyq, për pikën e vendimit të shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve.

Por si është e vërteta e shkollimit të fëmijëve të Adriatik Llallës?

Letërporosia që erdhi nga autoritetet gjermane për shkollimin e fëmijëve të Adriatik Llallës thotë se:  “Pagesa për të dy vitet shkollore në shumën 45 mijë euro është depozituar në llogarinë e shkollës nga gjermania Sabine Jaekel Meyer, këtë shumë ia ka dhënë Adriatik Llalla me qëllim transferimin për llogarinë e shkollës nëpërmjet llogarisë bankare”.

Por Llalla ka pretenduar ndryshe në deklarimin e pasurisë.

Në vitin e fundit të drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme, bashkëshortja e Llallës, ka lidhur një kontratë qiraje me gjermanët Nortbert dhe Gabriele Ochmann. Kontrata u lidh me afat njëvjecar në shumën 1175 euro, vec shumës vjetore te qerasë 14.100 euro dhe shuma e garancisë 3525 euro.

Adriana Llalla, bashkëshortja e Adriatik Llallës e ka paguar shumën sapo lidhi kontratën. Paratë janë dhënë në dorë ndërkohë që ai drejtonte organin e akuzës. Dhe në 2 maj 2017 shtuhet sërish kontrata e qerasë.

Të gjithë këto veprime kanë bërë që prokurorët të dyshojnë se ish-kryeprokurori ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë pasi pas largimit nga detyra ai ka deklaruar shpenzime për pagesën e qerasë në shumën 7050 euro gjatë korrik- dhjetor 2017, por nuk ka deklaruar shpenzimet e tjera për pagesën e qirasë nga janari deri në qershor që u parapagua personalisht prej tij në datën 2 maj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT