Parashikimi i FRIKSHËM i mjekut që zbuloi Ebolën: Bota do përballet me viruse të tjera vdekjeprurëse

Njerëzimi përballet me një numër të panjohur të viruseve të reja dhe potencialisht fatale që dalin nga pyjet tropikale të Afrikës.

Sipas profesorit Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola në 1976 dhe që prej asaj kohe ka qenë në vijën e parë të kërkimit të patogjenëve të rinj, ai thotë se “Tani jemi në një botë ku patogjenë të rinj do të dalin. Dhe kjo është ajo që përbën një kërcënim për njerëzimin.”

Si një studiues i ri, Muyembe mori mostrat e para të gjakut nga viktimat e një sëmundjeje misterioze që shkaktoi hemorragji dhe vrau rreth 88% të pacientëve dhe 80% të stafit të cilët ishin duke punuar në Spitalin e Misionit Yambuku kur sëmundja u zbulua për herë të parë, shkruan CNN.

Shishkat e gjakut u dërguan në Belgjikë dhe SH.B.A., ku shkencëtarët gjetën një virus në formë krimbi. Ata e quajtën atë “Ebola”, sipas lumit ku shpërtheu sëmundja.

Identifikimi i Ebola u mbështet në një zinxhir që lidhte pjesët më të largëta të pyjeve të Afrikës me laboratorët e teknologjisë së lartë në Perëndim.

Që nga infeksioni i parë që u identifikua në 1901, shkencëtarët kanë gjetur të paktën 200 viruse të tjera që dihet se shkaktojnë sëmundje tek njerëzit. Sipas hulumtimit nga Mark Woolhouse, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut, specie të reja të viruseve po zbulohen me një shpejtësi prej tre deri në katër në vit. Shumica e tyre e kanë origjinën nga kafshët.

Ekspertët thonë se rritja e numrit të viruseve në zhvillim është kryesisht rezultat i shkatërrimit ekologjik dhe tregtisë së kafshëve të egra.

Ndërsa habitatet e tyre natyrore zhduken, kafshë si minjtë, lakuriqët e natës dhe insektet mund të transportojnë viruse tek njerëzit. Ata janë në gjendje të jetojnë së bashku me qeniet njerëzore dhe shpesh dyshohet se janë vektorët që mund të sjellin sëmundje të reja tek njerëzit.

viruset.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT