U shkatërrua nga protestuesit, rikthehet pema e Vitit të Ri përpara kryeministrisë

Pema e Vitit të Ri e cila u shkatërrua nga protestuesit në datën 9 dhjetor, është rikthyer sërish para kryeministrisë.

Qindra qytetarë, pjesa më e madhe të rinj u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Në shenjë revoltimi nga politika në Shqipëri, protestuesit i vunë flakën pemës së Krishtlindjeve dhe e shkatërruan atë.

Ditën e sotme pema është rivendosur sërish, në të njëjtin vend dhe me të njëjtat zbukurime.

pema_2.jpeg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT