E cilësoi shefen e ONM-s si “Ndrikull të Ramës”/ Berisha kërkon falje si rrallëherë: U hutova nga një Fakenews!

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi të gjatë 3 ditë më parë, akuzonte shefen e ONM-së Genoveva Calavera duke e quajtur “Ndrikull” të Edi Ramës. Term ky që më e përdorte më parë edhe për amabasdoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Në statusin e tij, Berisha e akuzonte Calavera-n se ishte pjesë e një akti të pastër korruptiv për llogari të kreut të qeverisë Edi Rama.

“Ajo, sipas mediave te mire informuara te Brukselit, ne nje akt te paster korruptiv per llogari dhe me kerkese te Edvin Hajdutit dhe ne kundershtim flagrant me qendrimet zyrtare publike te zyrtareve me te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytezuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit te Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit  te Shqiperise per ligjin zgjedhor,” shkruante Berisha në statusin e tij më herët.

Megjithatë këto akuza që ‘shënjestronin’ shefen e ONM, Genovava Calavera si bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama ranë ndesh me reagimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një status në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka shprehur të gjithë besimin për stafin e tij.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të ngadalësohet, pavarësisht presioni”, shkruan Várhelyi në ‘Twitter’.

Dhe sot duket se Berisha është penduar për atë që ka shkruar dhe ka kërkuar falje.

Berisha në emisionin “Tempora” kërkoi ndjesë dhe tha se postimi i tij erdhi si pasojë e një “fake neës-i” që ishte shpërndarë në media.

“Komisionerin Varhelyi e respektoj si një njeri që përpiqet me seriozitetin më të madh për të ndihmuar Shqipërinë. Tërheq me ndjesë statusin tim të bazuar në një “fake news” që e përgënjeshtroi vetë komisionrti. Komente të tilla janë të tepërta, pasi ai lajm ishte i publikuar në disa media”, tha Berisha.

Statusi i Berishës tre ditë më parë 

Skandal i ri nderkombetar i Edvin Droges!
Parate e tij te droges bejne kerdine.
Zbulohet segment tjeter i rrjetit te strukturuar mafioz Tirane-Bruksel.
Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katerfishin e çmimit per meter katror rezidencen e delegacionit te BE ne Tirane del dhe Ndrikull Calavera bashkepuntore Edvin Droges.
Ajo, sipas mediave te mire informuara te Brukselit, ne nje akt te paster korruptiv per llogari dhe me kerkese te Edvin Hajdutit dhe ne kundershtim flagrant me qendrimet zyrtare publike te zyrtareve me te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytezuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit te Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor.

Nderkohe qe zyrtaret me te larte te Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe te Bundestagut benin thirrje publike Edvin Droges qe te mos votoje ndryshimet ne kodin elektoral por te prese mendimin e Komisionit te Venecias per keto ndryshime.
Rikujtoj ketu se Calavera, drejtoreshe per Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton grupin nderkombetar te monitorimit te procesit te vetingut, proces per te cilin flitet se paguhen shuma marramendese parash te zeza.

Miq, fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato te Komisionerit per Zgjerim as dhe kryetarit te AFET-it te Parlamentit Europian citohen ne fjalimet e Edvin Kristaq Droges si direktiva apo kerkesa te Komisionit Europian per Shqiperine.
E pershendes Komisionin e Venecias per refuzimin e kerkses korruptive te Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kesaj kerkese ne media.

I bej thirrje Komisionit Europian ne perputhje me standartet e tij etike ta hetoje dhe largoje Zonjen Calavera nga detyra qe mban dhe te hetoje lidhjet e saj toksike per detyren qe mban me Edvin Drogen.

Ketu me poshte keni artikullin e te perditshmes se Brukselit “New Europe” kushtuar problemeve te mesiperme qe mund te lexoni sipas deshires. sb
Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Evropian apo thjesht flirtimi me cubin e Ballkanit, Edi Rama?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT