Brataj: Është ulur koha e qëndrimit në spital, nga 14 ditë është bërë rreth 8 ditë, arsyet

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se në këto 10 muaj të pandemisë, ka pasur një ulje të moshës së të prekurve. Për këtë, tha Brataj, ka ndikuar edhe në ditëqëndrimin në spitale.
“Ditë qëndrimi në spital është më i shkurtër, kur fut në 50 vjeçar, nuk është njësoj si një 70-vjeçar. Ka qenë 14 ditë deri nga shtatori, ndërsa tani 5-7 ditë apo 8 ditë, për arsye të moshës, imuniteti dhe përballimi i sëmundjes”, tha Brataj në ‘Repolitix’.
Trendi në ulje i rasteve të reja ditore gjatë javës së fundit, për kreun e Urgjencës, Skënder Brataj lidhet me disa faktorë të rëndësishëm. I ftuar në Report Tv, Brataj ka listuar si një ndër shkaqet kryesore të rënies së të infektuarve në 24 orë me marrjen e masave, si kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve, kufizimi i mësimit.