‘Pikturohet’ anemban qyteti me parrulla antishqiptare, fshati me minoritet grek shpërthen në urrejtje (FOTO/VIDEO)

Tensione në jug të Shqipërisë. Finiqi, fshati me minoritet grek vazhdon ende propagandën e urrejtjes ndaj shqiptareve.

Pas grafiteve antishqiptare të shfaqur ditë më parë në hyrje të fshatit, situata është bërë edhe me agresive. Këto parrulla të ngjashme janë shfaqur akoma edhe më shumë e madje me permasa më të medhaja.

Ekstremistët greke pothuajse në të gjithë fshatin kanë shkruajtur parrulla të ndryshme antishqiptare. Ato mund ti gjesh fare lehtë në rrugë, shkolla apo dhe një nga ato që të bie më shumë në sy është para bashkisë Finiq , jo më larg se 10 metra. I cuditshëm është fakti se nuk ka asnjë reagim nga asnjë institucion zyrtar atje.

Duket se banorët i kanë mirepritur këto parrulla pasi anëtarët e lëvizjës “Zgjohu Shqiptar”, pasi e kanë bërë problem këtë akt vandal, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë tentuar ti fshijnë këto parrulla antishqiptare dhe rraciste. Por gjithcka ka qënë e pamundur. Banorët e fshatit në momentin e parë që kanë hasur disa persona që flasin shqip në zonë, ata menjëhere janë shqetësuar dhe janë konfrontuar me anetarët e levizjës duke mos i lënë ti fshijnë këto aparrulla. Pretendimet e tyre kanë qënë se këtu jeni në tokë greke dhe me vendin tonë bëjme ç’të duam. Situata ka qënë kaotike dhe të gjihë janë tërhequr për të mos i përshkallëzuar tensionet pasi në zone nuk ekzistonte asnjë patrullë apo forcë e rendit.

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” pak ditë më parë i ka derguar dhe një letër zyrtare bashkisë, por nga kjo e fundit ende s’ka marrë asnjë përgjigje apo reagim ende sot e kësaj dite.

Kjo të bën të mendosh se për ta, gjithcka është mëse normale.

Ndaj i bëjmë thirrje edhe njëher instancave të policisë të reagojnë ndaj ketyre sulmeve rraciste. Cdo parrulle antishqiptare apo akte të tilla, më shumë e tensionojnë situatën dhe nuk i shërben askujt. Fryma bashkpunuese apo bashkjetesa mes minoritetit dhe shqiptarëve duhet të jetë e paqtë dhe mëse normale./ZgjohuShqiptar.info

Bashkia perballe:

Letra e derguar disa dite me para e cila ka ngelur ende pa pergjigje:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT