Nis puna për transformimin e rrugës në Kishën e Shna Ndout/ Rama: Me këtë rindërtim qyteti i Laçit do të…

Nga Laçi, në inaugurimin e hedhjes së themeleve në kantierin e rilindjes së qytetit pas tërmetit tragjik të nëntorit të kaluar, në bashkëpunim me Presidentin e Turqisë, kryeministri Edi Rama tha se qyteti do kthehet në mikpritës dhe kjo do i shërbejë edhe ekonomisë së tij.
Rama lajmëroi se ka nisur gjithashtu puna për transformimin e rrugës që të çon në vendin e shenjtë të Kishës së Shna Ndout.
“Ka nisur edhe transformimi i rrugës që shkon në vendin e shenjte në Kishën e Shna Ndout gjë që i shërben me siguri rritjes së mëtejshme të gatishmërisë së këtij qytet për të mikpritur njerëzit që vijnë në periudhën e pelegrinazhit.
Ky qytet, ata njerëz që janë me shifra marramendëse në ato javë të pelegrinazhit thjeshti i shihje të kalonin, ngjiteshin e iknin, se nuk ofronte asnjë mundësi për të qendruar e kaluar dhe një natë, me këtë rindërtim qyteti do bëhet mikpritës, e do ketë mundësi që mikpritjen ta ofrojë në funksion të ekonomisë së vet lokale”, tha Rama.
Lagjia e re e qytetit tha Rama do jetë “një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit , do jetë dëshmi e kësaj marrëdhënie krejt të vecantë mes dy vendeve e dy qeverive tona”.
Kryeministri e vuri theksin dhe përsëriti rëndësinë që ka sistemimi i përroit të qytetit, që kthehej në dëm të madh për banorët e zonës për shkak të përmbytjeve dhe e bënte zonën të pabaueshme.
“Duke ndërtuar këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë më në fund përroin e vjetër që ishte një gangrenë, në këtë qytet dhe që me rrëmbimin e tij herë pas here përmbyste në mënyrë sistematike qytetin, dëmtonte tregtarët e vegjël, banorët e bënte të pa jetueshëm këtë qytet të vogël.
Këmbëngulja epike e kryetarëve të bashkisë, pastaj edhe kërkesa jonë e gatishmëria e ministrit e inxhinierëve që kemi bashkëpunuar se pavarësisht se projekti kishte nisur pa e konsideruar nevojën për sistemimin e përroit, të integrohej në kantier.
Kjo do sjellë me vete një garanci të madhe për mos përmbytjen më asnjë herë të këtij qytet, dicka që mund t’ju duket jo fort e rëndësishme kur e dëgjon por që ka qenë realisht dhe është jetike për këtë komunitet”.
Zona 1 e lagjes së re financohet nga qeveria turke, zona 2 nga qeveria shqiptare. Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.