Përjetoi edhe burgun për kombëtaren, njeriu i dronit të beogradit rikthehet për turqinë

Ballist Morina, ashtu siç të gjithë e njohin njeriun që ngriti dronin në Beograd, do të rikthehet sërish në mbështetje të Kombëtares. Një gjë e tillë do të vijë në takimin ndaj Turqisë, pasi e ka paralajmëruar vetë Morina në “Facebook”.

Përforcim më vete pikësëpari për grupimin e “Tifozave Kuq e Zi”, që do të kenë më tepër zë për të bërë jehonën në Shkodër. Pas shumë peripecive pas asaj që ndodhi në Beograd, Morina do të rikthehet sërish në shkallët e stadiumit. Madje ka arritur edhe të përjetoi burgun e politikat e shëmtuara mes shteteve të Ballkanit, që për një moment vendosën në rrezik seriozisht jetën e tij, duke përfolur ekstradimin drejt Serbisë.

Tashmë gjithçka i përket së kaluarës, ndërsa është momenti që Morina të fitojë gjithë adrenalinën e munguar. Kjo pasi emocionet e marra prej aty dhe lotët që ka derdhur shpeshherë për Kombëtaren, nuk mund të përsëriten në asnjë rast tjetër. /Shqiperia.ch//ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT