Foto: “Mjekët më të rinj dhe padyshim infermierët e shkëlqyer”, Najada Çomo publikon foton e stafit

Najada Çomo, Drejtoresha e Spitalit Infektiv, ka publikuar një foto nga COVID-3, me stafin e mjekëve dhe infermierëve që kujdesen për të infektuarit me koronavirus që janë të shtruar aty.

Stafi i spitalit shfaqet i qeshur dhe mjaft inkurajues duke treguar se situata po përballohet. Me anë të postimit në rrjetin social Facebook, drejtoresha e spitalit prezanton mjekët duke nxjerrë në pah vlerësimin e saj ndaj tyre.

“Një përshëndetje nga stafi i Spitalit Covid -3, me dr Afrimin,dr Sadikun, mjekët më të rinj dhe padyshim infermierët e shkëlqyer”, shkruan Çomo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT