Kreu i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco: Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese lajm fantastik

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco ka reaguar pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila bëhet tashmë funksionale me zgjedhje ne anëtarit të gjashtë, Përparim Kalo.

“Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një tjetër lajm fantastik dhe një hap themelor.

Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, Gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime zoti Kalo për zgjedhjen tuaj dhe ad majora”, shkruan ai në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT