Peto: U dorëhoq KED, jo unë! Shkelja e tretë procedurale, ndoshta shihemi në gjyq

Në lidhje me vendimin e djeshëm të KED, dua të nënvizoj se kjo është shkelja e tretë proceduriale që KED bën për kandidaturën time, por në këtë rast shkelja nuk ka njohur asnjë limit. Ajo është strukturuar dhe është zbatuar vetëm për të përmbushur një axhendë, sepse  në këtë procedurë mua me janë mohuar të gjitha të drejtat për të realizuar mbrojtjen time në përputhje me të drejtat që parashikon Kushtetuta , ligjet, aktet ndërkombëtare duke përmendur këtu nenin 6 të Konventës për të Drejtat e Njeriut për një proces të rregullt ligjor.

Në mënyrë të vazhdueshme unë kam shprehur rezervat e mia në lidhje me procedurën e ndjekur nga KED, duke i informuar për ccdo shkelje ligjore që ata ndërmerrnin në drejtim te kandidaturës sime. Konkretisht dua t’u parashtroj 2 momente:

Së pari-unë jam diagnostikuar e infektuar pozitiv me Sars Cov2 si pasojë e të cilit unë ndodhem në pamundësi absolute për të mbledhur dokumentacion provues per te perballur pretendimet e tyre, por ky fakt nuk u konsiderua nga KED  (duke injoruar gjithë aktet normative të shpalluar nga Këshilli i Ministrave në situaten e pandemisë nga Sars Cov – 2).

Së dyti- nxituan të caktonin datën e mbledhjes, duke e nxjerrë më parë në media, dhe gati 4 orë më pas më njoftuan edhe mua relacionin nëpërmjet email-it.  Nëse do të zbatohej procedura duhej më parë të njihesha me relacionin dhe të më lihej kohë për të shprehur qëndrimin tim në lidhje me gjetjet e relatores deri datën e mbledhjes. Por si duket axhenda nuk priste…

Pasi u njoha me relacionin konstatova mospërfshirje të dokumentacionit zyrtar të tatimeve, paraqitje të dokumentacionit shoqëruar me interpretime të relatores, e them këtë, sepse shkresat zyrtare kishin përmbajtje tërësisht të ndryshme nga sa citonte relatorja. Kjo sjellje më detyroi që t’u drejtohesha me një shkresë të gjithë anëtarëve të KED, ku ndër të tjera jam shprehur se: …”.

Në këto kushte të paprecedentë, të nderuar anëtarë të KED-së, unë kërkoj mirëkuptimin tuaj, dhe respektimin e parimeve bazë kushtetuese dhe proceduriale, dhe në rast se vendimmarrja juaj në mbledhjen e datës 23.12.2020 për lejimin apo ndalimin e kandidaturës sime, do të bazohet në këtë procedurë dhe në këtë relacion të kundraligjshme, i cili më është dërguar vetëm dje në ora 16:14, do t’ju lutesha të merrnit në konsideratë dorëheqjen time”.

Kjo ishte kërkesa ime! Nuk e di pse KED e ka lexuar si vullnet për dorëheqje! Fakti që KED “u dorëhoq” nga unë, tregon se vetë KED ka pranuar që ishte në paligjshmëri.  Jam duke menduar se ndoshta gjykata do të mund ta sqaronte përsëri rastin.

Status i Zhaklina Petos në rrjetet sociale, pas vendimit të KED-së

Back to top button
LAJMET E FUNDIT