Qindra emigrantë të bllokuar në Kakavijë që nga mesdita, presin autobusët t’i transportojnë drejt Shqipërisë

Qindra emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kakavijë që nga mesdita e sotme.

Ata janë në pritje të autobusëve të transportit, të cilëve u kanë paguar nga 70 euro, por që deri më tani nuk janë dukur,

Deri në Kakavijë ata kanë udhëtuar me autobusë grekë, ndërsa pjesën tjetër të rrugës do ta bënin me autobusë shqiptarë.

Janë të shumtë shqiptarët që kthehen për festat e fundvitit, por kufizimet për shkak të COVID-19 e bëjnë më të vështirë kthimin e tyre pranë të afërmve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT