“Nëse për Vjosën atdheu është Kosova dhe Shqipëria…”/ Rama mesazh presidentes Osmani

Kryeministri Edi Rama kritikoi Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, duke deklaruar se bën politikë të brendshme me shtylla të politikës së jashtme.
Gjithashtu, ai i dërgoi edhe një mesazh Osmanit në lidhje me kërkesën e saj për heqjen e traut.
“Nëse për znj. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë atdhetarët për atë rrugë që është rrugë e atdheut.
Flasin për një sëmundje që po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë alternim të funksioneve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar”, theksoi kreu i qeverisë.