Yuri Kim përkrah kreun e SPAK: SHBA do t’ju mbështesë në luftën kundër pandëshkueshmërisë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka deklaruar sot se SPAK do të nisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Sipas Yuri Kim Kryeprokurori Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve.
“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigjën pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.” shkruan Yuri Kim.
“Padiskutim. Unë garantoj që më i vështirë se 2020 do të jetë patjetër njëhërë. Do të jetë më i vështirë sepse do jetë struktura më e konsoliduar, eksperiencë më e madhe, mundësi më shumë për të punuar, infrakstruktura më e mirë dhe më shumë bashkëpunëtorë në kuptimin e homologëve apo të strukturave të tjera të drejtësise me të cilët punojmë”, ishte intervista e dhënë nga kreu i SPAK në emisonin 31 minuta në RTSH ku paralajmëronte se institucioni që ai drejton do t’i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë./GazetaShqip
On 1st anniversary of SPAK, Chief Prosecutor @KrajaArben1 answered questions about how SPAK will work. Most importantly, he confirmed SPAK’s determination to end the impunity of criminals in ??. ?? will strongly support SPAK to achieve results in 2021. https://t.co/6iVtRyDnCn
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 24, 2020