10 pyetje miqësore për Vjosën që ngatërron qëllimisht traun e Kastratit, me kufirin Shqipëri-Kosovë

Nga Kreshnik Spahiu

Unë e mbështes Vjosa Osmanin dhe ndoshta do isha i gatshëm ta votoja, por nuk mund të hesht për gabimet e qëllimshme në shtetin amë.

Ajo “shkëlqeu” për një pjesë të shqiptarve të Shqipërisë jo për frymēn patriotike, por sepse ja “dhjeu” Edi Ramës në mes parlamentit.

Kaq duhej që mediat e opozitës shqiptare ta bënin heroinë.

Po ku gaboj Vjosa Osmani dhe askush nuk ja përmendi:

– Vjosa Osmani kishte 40 vjet që nuk kujtohej pēr varrin e xhaxhait të Gjyshit saj, por çuditrisht e futi në axhendë ditën që erdhi zyrtarisht si kryetare Kosovës. Shqipëria ka vite e hapur me Kosovēn dhe Vjosa përpara se te lotoj per kolonel Vuçiternen duhet tu tregoj bashk-atdhetarve pse kurre ne jete nuk u kujtia te sjell lule te varri, por e mori vesh kete javë që nuk kishte varr. Kjo ishte një gafë që nuk mund ta bēj një kryetar shteti.

– Vjosa qëllimisht ngatrron traun 5 euro të Kastratit me traun e doganës që ndan Shqipërinë me Kosovën. Ajo foli dhe foli për traun e Kastratit, por heshti për traun e Kastriotve (sic e quan kolegu saj Albin Kurti)

– 5 vjet më parë trau 5 euro nuk egzistonte fare, por ne ishim të ndarë. Trau i Kastratit as na afroi dhe as na largoi sepse ne na ndan Kufiri. Taks rrugës kemi edhe në Tetovë por nuk janë taksat 2 euro që na ndajne me Shkupin.

– Ku ishte Vjosa Osmani kur ne bënim me dhjetra protesta për heqjen e kufirit Shqiperi-Kosove.

– Pse Vjosa Osmani garoi për kryeministre e Kosovës për LDK dhe nuk e kishte program apo premtim heqjen e traut te kufirit Shqiperi-Kosovë?

– Vjosa Osmani takoi Sali Berishën i cili prej 3 vitesh është bojkotuar nga çdo ambasador dhe nga çdo kryetar shteti. Futja në axhend zyrtare e takimit me Sali Berishën i cili 4 vitet e fundit të vdekjes Rugovës i bojkotua edhe nga idhulli i Vjosës është i papranueshëm. Ibrahim Rugova nga viti 1995 dhe deri sa vdiq rrefuzoi ta takonte Sali Berishën.

– Nëse Vjosa takoi Berishën si ish-kryeministër atëhere mund takonte dhe Pandeli Majkon që si kryemnisteri që furnizoi me armë Kosovën.

– Vjosa Osmani deklarohet Rugovjave por dhe aleate me Albin Kurtin. Këtu ka antagonizëm sepse Albini dhe Ibrahimin janë dy doktrina të kundërta dhe nuk mund luash me dy porta.

– Vjosa Osmani denoncon Shengenin-Ballkanik por hesht për Shangen-Shqiptar. Ajo nuk i kërkon qeverisë shqiptare heqien e doganave dhe kufirit.

– Vjosa Osmani në asnjë rast nuk përmend bashkimin Shqipëri-Kosovë.

– Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën dhe bēn shumë mirë por hesht për Enver Hoxhën dhe ja fal gjakun e gjyshit që Enveri ja humbi varrin dhe ja hodhi eshtrat në lumë.

Vjosa Osmani i bëri disa vota elektorale personale në Shqipëri, por përvec dy trarve të Kastratit dhe Kastriotve që kemi në Kalimash dhe Morinë, ajo i shtoi edhe traun e rradhës.

Shqipëria dhe Kosova u larguan nga rrjedhja e Vjosës. Jo lumit nga buron emri i saj, por nga llumi i prrenjve politik që kanë përmbytur Tiranën dhe Prishtinën.

Dhe pyetja e fundit që me mundon:

Vjosa, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, a do dalësh në fushatë elektorale me program për bashkim Shqipëri-Kosovë, apo ke frikë nga ndërkombëtarët dhe mund rrezikosh pushtetin tēnd?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT