Ilir Meta: Nëse Gjykata Kushtetuese shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit, është e vdekur

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse Gjykata Kushtetuese i shpall zgjedhjet e 30 qershorit legjitime, atëherë ajo është e vdekur.

Kreu i shtetit tha në SyriTV se nëse Gjykata Kushtetues vendos të shpallë 30 qershorin legjitim, negociatat nuk kanë për t’u hapur.

“Një Gjykatë Kushtetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur.

Dhe të jeni të sigurt që nuk hapen negociatat. Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit.

Shqetësimi im për Gjykatën Kushtetuese nuk është kjo çështja, se kjo mund të jetë e partive.

Nuk duhet ta reduktojmë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese te zgjedhjet, sepse Gjykata Kushtetuese është garante jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e shtetit shqiptar”-deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT