“Koha nuk pret, është momenti i vendimeve të mëdha për Kosovën”

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka ftuar të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, duke përshirë edhe partnerët e koalicionit qeverisës, që të kenë parasysh kërkesat e miqve ndërkombëtarë për heqjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës.

Ai ka shkruar se partnerët e koalicionit duhet të jenë së bashku e jo të ndarë.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur, që të respektojmë çdo kërkesë të miqve tanë e që janë në interesin tonë. Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi Presidenti Trump. Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi”. /Tiranapost.al/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT