Emigrantët kthehen për festa, ja sa shtetas janë futur nga doganat në 24 orët e fundit në Shqipëri

Emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendin e tyre, pranë familjeve, për festat e fundvitit.

Pavarësisht situatës së shkaktuar nga Covid-19, në 24 orët e fundit afro 3 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar. Kështu, vetëm nga dogana e Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë 1024 shtetas dhe 271 mjete.

Ndërkohë, në doganën e Qafë Thanës kanë hyrë 1849 shtetas. Pritet që në ditët në vazhdim ky numër të rritet dhe më shumë. Për shkak të masave që kanë marrë shtete të caktuara si pasojë e pandemisë së Covid-19, numri i emigrantëve nuk pritet të jetë më i lartë se i atyre që erdhën në vendin tonë vitin e kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT