Djali i presidentit serb Vuçiç si babagjysh, shkon në Kosovë dhe shpërndan dhurata për fëmijët (FOTO)

Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dje ka qenë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij në komunitetet serbe, ai ka hyrë deri në Skënderaj e Vushtrri, duke u shpërndarë fëmijëve serbë dhurata për Vitin e Ri.

Djali i Vuçiçit u shpërndau pako të Vitit të Ri fëmijëve në fshatrat Suhogërl dhe Bajë në Komunën e Skenderajt. Ai vizitoi kopshtin e fëmijëve “Maja” dhe shkollën fillore lokale. Danilo Vuçiç shkoi edhe në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë, ku vizitoi një kopsht  fëmijësh. Pamje nga vizita e tij u publikuan në faqen e këtij kopshti në Facebook.

“Në emër të vetes dhe të gjithë miqve të mi, unë do të doja ta falënderoja presidentin tonë Aleksandar Vuçiç. Ai na dërgoi pako të Vitit të Ri, jemi shumë të lumtur”, tha një nga fëmijët e kopshtit në fshatin Prolluzhë, ndërsa videoja u publikua në Facebook.

Djali i presidentit serb Vuçiç si babagjysh, shkon në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT