Haradinaj: Edhe Trump u ka vënë tarifa vendeve tjera – edhe ne po shkojmë kësaj rruge
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kësaj herë nga vendlindja e tij, Gllogjani se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të largohet.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të provojë që ta shfuqizojë vendimin të cilin Qeveria e ka marrë unanimisht muaj më parë. Këtë e ka thënë duke iu referuar partnerëve të koalicionit, njofton Klan Kosova.
Sa i përket thirrjes së SHBA-së që taksa të anulohet, Haradinaj ka thënë se veprimet të tilla ndërmerr edhe vet shteti amerikan, njofton Klan Kosova.
“Trump ka vendos tarifa për plot vende dhe ekonomi, po ndërton mure m Meksikën. Ne do të shkojmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje”, është shprehur Haradinaj pas homazheve në varrezat e dëshmorëve.
“Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i është thënë Mogherinit. Serbia po i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner – këtë rast AAK-së”./ZgjohuShqiptar.info