Stadiumi “Air Albania” do të shndërrohet në qendër për vaksinim kundër COVID-19

Stadiumi “Air Albania” do të shndërrohet në qendrën ku do të kryhen vaksinimet kundër COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ai ka deklaruar se projekti do të jetë gati në fillim të janarit.

“Shumë shpejt do t’ju imunizojmë”, iu drejtua Rama mjekëve e infermierëve teksa ishte i pranishëm në spitalin infektiv.

“Me ministren kemi filluar të adaptojmë një projekt tek stadiumi “Air Albania” për të vendosur ekipet që do bëjnë vaksinimin. Sepse në mjediset e hapura është më mirë”, tregoi ai.

“Po bëjmë një projekt shumë të bukur dhe do jetë gati në fillim të janarit dhe shumë shpejt do tju imunizojmë juve dhe pastaj hap pas hapi”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT