Maqedonia e merr vaksinën para Shqipërisë? Ky është shteti që pritet të ndihmojë fqinjët tanë

Bashkimi Europian do të shpërndajë 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit për vendet që nuk janë pjesë e BE-së.
Por për t’i tërhequr këto vaksina, duhet që shtetet jo anëtare të BE të të kenë marrëveshje me ato anëtare, në mënyrë që vaksinat të kalojnë përmes tyre.
Maqedonia e Veriut duket se do t’i marrë vaksinat kundër koronavirusit shumë shpejt, pasi disa shtete anëtare të BE kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar.
Shteti i fundit është Austria, ku qeveria e së cilës ka marrë vendimin për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut dhe pritet që vaksina të mbërrijë në vendin fqinj në ditët e para të janarit.