SKANDALOZE/ Vetëm 1 nga 48 gjyqtarë të Gjykatave Administrative justifikon pasurinë

Një analizë e deklaratave të pasurisë së 48 gjyqtarëve të Gjykatave Administrative tregon se 31 gjyqtarë ose 65% e totalit nuk arrijnë ta justifikojnë pasurinë. Testi i mësipërm i justifikimit të pasurisë nuk ka përfshirë minimumin jetik të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre. Nëse në këtë analizë do të llogaritej edhe minimumi jetik sipas INSTAT, vetëm 1 gjyqtar nga 48 që e kryejnë funksionin në Gjykatat Administrative do të arrinte të justifikonte pasurinë.

Nëntorin e vitit 2013, Shqipëria i hapi dyert sistemit të drejtësisë administrative me pritshmëritë për zgjidhje të shpejta të mosmarrëveshjeve të shkaktuara nga autoritetet publike.

Si pjesë e këtij sistemi u ngritën 6 Gjykata Administrative të shkallës së parë dhe Gjykata Administrative e Apelit, të cilat numërojnë së bashku 48 gjyqtarë.
Prej pesë vitesh, gjykatat e shkallës së parë e kryejnë funksionin e tyre në Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.Ato janë kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin nga aktet administrative, aktet nënligjore normative, marrëdhëniet e punës së nëpunësve publikë si dhe ndërhyrjet e paligjshme dhe mosveprimet e autoriteteve publike.Gjykata Administrative e Apelit është një e vetme me seli në Tiranë.Ajo shqyrton ankimet kundër vendimeve të shkallës së parë si dhe ushtron juridiksion fillestar për mosmarrëveshjet me objekt aktet nënligjore normative.Ndonëse historia e Gjykatave Administrative në Shqipëri është e shkurtër, pjesa më e madhe e gjyqtarëve që ushtrojnë funksionin pranë tyre kanë një karrierë më shumë se 15 vjeçare në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe i nënshtrohen vetingut njësoj si të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të vendit.Në gjurmët e katër studimeve të mëparshme, BIRN ndërmorri një analizë të thelluar të deklaratave të pasurisë së 48 gjyqtarëve të Gjykatave Administrative.Të dhënat e përftuara tregojnë se 31 gjyqtarë ose 65% e totalit nuk arrijnë ta justifikojnë pasurinë.Pasuria e pajustifikuar nga të ardhurat neto evidentohet në 55 deklarata të gjyqtarëve administrative.Listën e gjyqtarëve me probleme në justifikimin e pasurisë e kryeson Gjykata Administrative e Apelit me 21 deklarata. Ajo pasohet nga Gjykata Administrative e Gjirokastrës dhe më pas ajo e Tiranës.Testi i mësipërm i justifikimit të pasurisë nuk ka përfshirë minimumin jetik të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre.Nëse në këtë analizë do të llogaritej edhe minimumi jetik sipas INSTAT, vetëm 1 gjyqtar nga 48 që e kryejnë funksionin në Gjykatat Administrative do të arrinte të justifikonte pasurinë.Kontrolli i pasurisë është një ndër shtyllat kryesore të procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri, proces i cili sapo përmbylli vitin e parë të funksionimit të tij.Të dhënat e studimit sugjerojnë se mesatarisht çdo gjyqtar e ka rritur vlerën e pasurive të paluajtshme nga 1.5 milionë lekë në fillim të detyrës në rreth 10.4 milionë lekë vitin 2017.Në këtë vlerësim nuk janë përfshirë pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia apo të dhuruara, për të cilat subjektet deklarues nuk kanë shënuar vlerë në formularin e deklarimit.Kategoria që ka pësuar rritjen më të madhe në krahasim me veten është huadhënia, e cila është rritur me 25 herë nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. Huadhënia dhe kursimet në cash shënojnë një fluks të lartë të parasë së gjyqtarëve, e cila mbahet jashtë sistemit bankar.Mbajtja e likuiditeve Cash jashtë sistemit bankar konsiderohet në praktikat më të mira ndërkombëtare si një ‘flamur i kuq’ ose shenjë transaksionesh të dyshimta.“Flamuj të kuq” ngrenë edhe borxhet e gjyqtarëve administrativë, të cilat janë përdorur gjerësisht si burime për shtimin e pasurisë.Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë gjyqtarët deklarojnë së bashku 340 milionë lekë detyrime, ku zëri kryesor përbëhet nga kreditë bankare.Borxhet ndaj kompanive të ndërtimit kapin rreth 95 milionë lekë përgjatë gjithë periudhës deklaruese, ndërsa huatë ndaj personave të tretë janë rreth 83 milionë lekë.Bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, detyrimet e larta jashtë sistemit bankar konsiderohen gjithashtu si indikatorë transaksionesh të dyshimta dhe identifikohen si “flamuj të kuq”.Rreth 53% e vlerës totale të detyrimeve që 48 gjyqtarët e Gjykatës Administrative kanë deklaruar lidhen me kompanitë e ndërtimit dhe persona të tretë.

Grafiku tregon trendin e pasurisë së gjyqtarëve të Gjykatave Administrative nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Grafiku tregon përqindjen e detyrimeve të gjyqtarëve të Gjykatave Administrative në vend.
Deklaratat me probleme, të ndara sipas gjykatave.

Me shkurtime, nga BIRN. Titulli dhe nëntitulli janë të redaksisë/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT