Varianti i ri i koronavirusit përhapet me shpejtësi, Spanja dhe Franca regjistrojnë rastet e para

Varianti i ri i koronavirusit që mendohet ta ketë origjinën nga Britania e Madhe po përhapet me shpejtësi në të gjitha shtetet.

Pas Japonisë, ditën e sotme Franca dhe Spanja njoftuan se janë regjistruar rastet e para me variantin e ri të COVID-19.

Në Francë rezultoi i infektuar një qytetar që kishte udhëtuar nga Anglia, por nuk kishte simptoma dhe është vetëizoluar.

Ndërkohë në Spanjë janë regjistruar 4 rastet e para të infektimit me variantin e ri të COVID-19, edhe këta të kthyer nga Anglia, ndërkohë që janë karantinuar në Madrid.

Varianti i ri i koronavirusit u shfaq fillimisht në Britaninë e Madhe, ndërkohë që është përhapur në disa shtete.

Më shumë se 50 vende në botë kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e MAdhe, mes tyre edhe Shqipëria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT