Debatet për korsitë e biçikletave/ Veliaj: Të ndalim kanibalizmin urban

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj tha sot për ‘News24’ se ndërtimi i korsive të biçikletave ishte i nevojshëm, ndërsa theksoi se këto debate kanë ndodhur dhe në botë. Veliaj pohoi se në kryeqytet duhet të ndalet kanibalizmi urban.

“Së pari ajo nuk është pronë private është korsi e bashkisë, kemi ekspertët më të mirë se këto debate, këto çështje i kanë diskutuar në vitet 60-70. E gjithë bota e civilizuar ka arritur në këtë konkluzion. Ata që lëvizin me biçikletë nuk janë një ushtri armike. Përderisa 12 % e popullsisë, ecin me biçikletë dhe 20 janë me makinë dhe pjesa tjetër me këmbë. S’mund ta mbash mirë me një 20 % që bën bullizëm. Do duhet të respektosh dhe atë që është më i ‘dobët’ se është me biçikletë. Ndaj e kemi zgjedhur tek zona tek parku Rinia apo tek Stadiumi Dinamo. Vërtet taksat nuk janë rritur, por taksa paguan deh ai që ecën në këmbë dhe ai me biçikletë. Atje ku është vendosur korsia e biçikletave nuk kalonte makina, aty stacionoheshin makina vetëm. Ajo që them gjithmonë është se do duhet ta ndalojmë këtë kanibalizmin urban. Dikush që po udhëton me biçikletë pa dashje i ka hequr veten e vet dhe kutinë metalike 3 tonëshe nga trafiku. Fakti që sot janë trefishuar shitja e biçikletave është gjë e mirë. Ndaj duhet të adaptojmë qytetin tonë.”, pohoi Veliaj.

Duke u ndalur tek situata nëpër urbane, dhe nëse zbatohen apo jo rregullat për shkak të pandemisë, Veliaj tha se ka dhe qytetarë të papërgjegjshëm që nuk vendosin maskën.

“Ne raportojmë kontrollin e çdo linje autobusi. Nëse do t’i dërgoja bisedat pas kësaj interviste do të mbaronte memorie. Ne kemi 500 policë në turn dhe raportojnë. Gjasa që të kemi policë për çdo banor, janë zero. Policia bën kontrolle, por nuk mund t’i rrinë çdo njeriu me maskën tek dora. E dimë se ka nga ata qytetarë që sa shohin policin ngrenë maskën. Lutja për qytetarët është; vendosni maskën se do jeni të mbrojtur.”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT