Pandemia, OBSH: Vaksinat janë zgjidhja, por duhet kohë, nuk duhet të çojmë dëm asnjë sakrificë të bërë

Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se shpresa kryesore për t’i dhënë fund pandemisë koronavirus qëndron tek vaksina.
OBSH gjithashtu bën me dije se 61 vaksina janë në fazën e testimit tek njeriu, 16 prej të cilave në fazën finale, ndërsa 172 të tjera në fazën e zhvillimit.
“Vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë përfundimisht nga kjo tragjedi, por do të duhet kohë përpara se e gjithë bota të jetë vaksinuar. Gjatë këtij viti të tmerrshëm, kemi parë sakrifica të shumë personave për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Nuk duhet t’i çojmë dëm këto sakrifica”, tha sekretari i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejesus.