Vendi përfshihet nga reshje shiu e dëbore, ARRSH tregon gjendjen e akseve

Vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa verilindja është zbardhur nga reshjet e  dëborës që kanë rënë gjatë natës.

ARRSH, me një njoftim në facebook, tregon gjendjen e akseve kombëtare, ndërsa bën apel për kujdes nga ana e shoferëve.

Vendi përfshihet nga reshje shiu e dëbore, ARRSH tregon gjendjen e

Sipas ARRSH, kalimi në gjitha akset vijon pa probleme, ndërsa është bërë pastrimi i akseve dhe shpërndarja e kripës.

Njoftim:

-Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore gjatë natës.

-Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës

-Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht

-Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Ndërkohë gjatë mesnatës verilindja është zbardhur nga reshjet e dëborës të cilat kanë arritur nga 4 deri në 15 cm në zonat malore.

Ndërsa mjetet dhe makineritë borëpastruese kanë punuar gjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT