Emigrantët dërguan rreth 796 milionë euro në Kosovë

Dërgesat e emigrantwve vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave në Kosovë, e në të njëjtën kohë edhe burim i rritjes ekonomike në vend.

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë nëpër vende të Europës dhe botës vazhdimisht dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare te familjet e tyre. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tregojnë se shuma e remitancave të dërguara nga diaspora e Kosovës ka shënuar rritje.

Sipas BQK-së gjatë periudhës janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët arriti në shifrën prej 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.

Maji ka qenë muaji ku më së shumti janë dërguar remitancat. Vlera për këtë muaj arriti në shumën prej 104 milionë euro.

Ndwrsa nw muajin prill vlera e dërgesave ishte vetëm mbi 60 milionë euro, në këto shumë kontribuojnë ende pwrfaqwsues tw diasporws nga Gjermania, përcjellë nga Zvicra, Austria, SHBA-ja e Franca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT