Arben Malaj apel qeverisë: Ndihmoje biznesin me një paketë të tretë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka bërë një apel publik për qeverinë shqiptare.
Në një lidhje direkte në “Vizion Plus”, Malaj ka kërkuar nga qeveria që të ndihmojë me një paketë të tretë bizneset për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19.
Ai komentoi edhe kërkesat e fasonit, i cili sipas Malajt, duhet të ulet në tavolinë për t’u shpëtuar. Arben Malaj pret që viti 2021 të jetë më i mirë sesa ky që po lëmë pas.
“Nëse flasim për bilance, bilancet e biznesit janë vende pune që mbyllen dhe që kalojnë në pasivitet. Qeveria apolikoi vetëm dy paket që kishin paqartësinë e tyre dhe munguan paketat në ndihmë të biznesit, nuk u arrit që biznesi i vogël të mund të amortizonte goditjet që pati. Ka qenë një vit jashtëzakonsht i vështirë. Unë besoj që paketa e tretë duhet të ishte e domosdoshme, vendet e tjera po kalojnë tek paketa e katërt. Nuk abuzoj kur them që paketa duhet në të njëjtën madhësi si në Gjermani e Francë. Duhet të ketë politika specifike, nëse flasim për fasonet, duhet të shohim se çfarë mund të ulim tek kostot e prodhimit,” tha Malaj.