Radhë kilometrike në Morinë, emigrantët vijnë për festa, shqiptarët drejt Kosovës

Si gjithmonë festat e funditvitit bëhen shkak për radhën e gjatë dhe fluksin e shtuar në pikat kufitare të vendit.
Edhe pse jemi në një situatë pandemie, ka numër të lartë emigrantësh që vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e funditvitit me famijet e tyre, por ka dhe nga ata që zgjedhin Kosovën për të pushuar.
Pika kufitare e Morinës paraqitet me fluks të shtuar automjetesh nga të dyja krahët.
Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.