FOTOT/ Shqiptari “tërbon” serbët, shkon tek shtëpia e Sheshelit dhe bën shqiponjën

Një shqiptar, ka bërë një gjest që urrehet nga serbët.
I riu nga Ferizaji, teksa po kthehej nga Norvegjia për Kosovë, është ndalur për pak çaste në qytetin e Hartkovcit, pak kilometra larg Beogradit.
Mediat nga Kosova shkruajnë se emigranti ka realizuar disa fotografi, duke bërë shqiponjën, para shtëpisë së radikalit serb, Vojsllav Sheshel.
Fotot janë shpërndarë me shpejtësi në media duke nxitur reagime të shumta.