Zgjerimi me 12 milje në Jon, vazhdon debati i fortë politik në Shqipëri, Ministria e Punëve të Jashtme e publikon në Fletoren Zyrtare

Ministria e Jashtme në Greqi ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare mbi dekretin presidencial që u miratua dy ditë më parë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, që ka ngjallur debat të fortë politik në Shqipëri.

Ministria e Jashtme greke e cilëson vendimin për zgjerimin me 12 milje si një të drejtë të patjetërsueshme.

Greqia njoftoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon duke shkaktuar reagim në Tiranë me akuza kundër qeverisë Rama për shitjen e detit. Partia Demokratike dje i bëri 6 pyetje Edi Ramës duke kërkuar transparencë.

Kujtojmë se më herët është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin Rama, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Ndërkohë, pas kësaj vizite së ministrit të Jashtëm grek, Rama tha se të dyja vendet do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e kufirit detar.

Deklarata

“Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për hyrjen në fuqi të Dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt në Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez që hyri në fuqi sot.

Dekreti Presidencial u lëshua në përputhje me ligjin ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit. Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën ndërkombëtare.

Greqia është e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit dhe gjithmonë vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” shkruhet në deklaratë.

h.b/dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT