Lloji i ri i COVID mbërrin në Norvegji, rritet numri i infeksioneve në Francë, 19 milionë të infektuar në SHBA

Rëndohet situata e koronavirusit në Francë. Autoritetet raportojnë se ka patur një rritje të frikshme të numrit të infeksioneve. Konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 8.822 raste të reja të virusit korona,krahasuar me 3.093 raste të konfimuara dje, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sot, 173 pacientë vdiqën, kështu që numri i viktimave që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 62.746. Në shtatë ditët e fundit kishte mesatarisht 12.333 raste të reja në Francë.

Norvegji/ Dy persona të infektuar me një lloj të ri të koronavirusit

Nga ana tjetër, Norvegjia konfirmoi sot se dy persona janë prekur nga një variant i ri i COVID-19 që u zbulua në Britaninë e Madhe.

Norvegjia është ndër vendet që kanë raportuar se janë infektuar me virusin e ri, përfshirë Kanadanë dhe një numër vendesh evropiane, transmeton Guardian.

19 milionë të infektuar në SHBA

Ndërkohë, numri i njerëzve të infektuar me COVID në Shtetet e Bashkuara kaloi sot shifrën mbi 19 milionë, raporton CNN.

Universiteti ‘Johns Hopkins’ njofton se kishte të paktën 19.000.572 raste të koronavirusit dhe se të paktën 332.145 njerëz kishin vdekur nga COVID-19.

Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë për nga numri i vdekjeve, por edhe për nga numri i pacientëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT