Albin Kurti paralajmëron ‘tërmet’ në zgjedhjet e ardhshme, parashikon rezultatin e Vetëvendosjes

Në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Vetëvendosja, Albin Kurti ka zbuluar objektivin në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë në muajit e parë të vitit 2021.

Kurti ka parashikuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 2/3 e votave.

“Sa herë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje të marrë 2/3 e votave.

“Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet janë shumë pranë. Gjasat janë që në këto zgjedhje nga lista jonë të bëhen deputetë më shumë se 65 emra. Nga një anë, ky është lajm i mirë. Por ekziston edhe një fenomen për të cilin duhet të kemi kujdes. Nuk bën të ulim standardin e listës, dhe as të Kuvendit”, deklaroi Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT