Gjermani i famshëm i tatuazheve, edhe një simbol kushtuar shqiptarëve
Nuk është adhurues vetëm i tatuazheve, por edhe i kombit shqiptar. Bëhet fjalë për shtetasin gjerman Guido Pohlmächer, i cili “ra në dashuri” me shqiptarët, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit, e cila jeton në Gjermani.
Dy vjet më parë 37 vjeçari gjerman nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Württemberg kishte bërë një tatu në faqe me shqiponjën kuq e zi.
Në të kishte vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.
