Tirana në kaos, kujdes kur lëvizni me automjet në kryeqytet (FOTO)

Në prag të Vitit të Ri është shtuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve në rrugët e Tiranës dhe si pasojë edhe trafiku ka qenë i rënduar.
Kryesisht në kryqëzimet kryesore dhe përgjatë unazës janë vërejtur edhe bllokime të disa akseve rrugore.
Janë policët e qarkullimit rrugor që drejtojnë shoferët nga të kalojnë. Rëndesa e trafikut ka qenë në kryqëzimet në afërsi të tregjeve, ku bëhen kryesisht blerjet për Vitin e Ri.