Meçollari: Rënia e Murit të Berlinit dhe zgjerimi i Greqisë me 12 milje (Historia në vite)

Artur Meçollari ish-zëvendës komandant i forcave tona detare njëkohësisht dhe anëtar i komisionit teknik për ndarjen e kufirit detar me Greqinë debatin e fundit politik në Tiranë për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon me ironi e krahason me përjetimin në vendin tonë të rrëzimit të Murit të Berlinit në 1989.

“Kjo historia e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë me 12 milje detare, ku shumë personazhe shprehen se “është e drejta e Greqisë, por duhet të na pyesin edhe ne” më kujton një histori të nëntorit 1989 dhe që lidhet me rrëzimin e Murit të Berlinit.

Mbasi u rrëzua Muri i Berlinit më 9 nëntor 1989, Organizata Bazë e Partisë së Punë në një lagje u mblodh dhe i shkroi një letër Ramiz Alisë. Në letër komunistët ankoheshin pse vendimi për rrëzimin e Murit të Berlinit ishte marrë pa u pyetur edhe Organizata e tyre e Partisë.

Shqipëria nga viti 1946 deri në vitin 2012 ka ndryshuar ose konfirmuar me ligj 10 here gjerësinë e detit territorial, por në asnjë rast nuk ka pyetur ndonjë nga fqinjët e saj detarë (Italinë, Greqinë apo ish-Jugosllavinë (Malin e Zi) për vendimet që ka marrë.

Vetëm në vitin 1990 u ndryshua nga 15 në 12 milje detare mbas presionit të SHBA, si dhe është e paqartë si u shfuqizua në vitin 2008. Shpallja e një akti të tillë është e drejtë e shtetit bregdetar, por ai mund të kontestohet mbas shpalljes nëpërmjet mekanizmave të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare, nëse gjykohet se cënon interest e një shteti tjetër.

Deri dhjetor 1946 Shqipëria ka patur gjerësinë e detit territorial sipas të drejtës zakonore 3 milje detare. Më pas ka nisur kodifikimi i saj nga legjislacioni i brendshëm, i cili ka ndryshuar si më poshtë:

  1. Dhjetor 1946, VKM Nr. 168 – 6 milje detare
  2. Shtator 1952, dekreti nr. 1535 – 10 milje detare
  3. Korrik 1959, dekreti Nr. 2960 – 10 milje detare
  4. Shtator 1961, dekreti nr.3321- 12 milje detare
  5. Mars 1970, dekreti Nr. 4650 – 12 milje detare
  6. Shkurt 1976, dekreti Nr. 5384 -15 milje detare
  7. Mars 1990, dekretiNr. 7366 – 12 milje detare
  8. Prill 2001, ligji 8771 – 12 milje detare
  9. Janar 2008, ligjin Nr. 9861 – 0 milje detare
  10. Prill 2012, Ligjin 60/2012 – 12 milje detare”.

Artur Meçollari të premten i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, tha se Shqipëria as fiton dhe as humbet nga vendimi i fundit i Greqise. Ndaluar te fakti që dy palët pranuan të shkojnë në Hagë, Meçollari kërkoi që të ndërtohet një strategji kombëtare.

Dy ditë më parë zyrtarisht Greqia njoftoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon duke shkaktuar reagim në Tiranë me akuza kundër qeverisë Rama për shitjen e detit. Dy palët janë dakordësuar për të shkuar në Hagë për kufirin detar. / db/Abcnews.al

Fotot e postuara nga Artur Meçollari në shkrimin me titull “Rënia e Murit të Berlinit dhe zgjerimi i Greqisë me 12 milje detare”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT