Dha lajmin për përhapjen e Covid-19 në Wuhan, Kina burgos gazetaren që nuk pranoi “të ndalonte raportimet për virusin kinez”

Gazetarja Zhang Zhan, është dënuar me 4 vite burg nga drejtësia kineze. Ajo mbahej në burg prej muajit maji pasi nuk iu bind urdhrit të autoriteteve për të ndalur raportimet për “virusin kinez”.

Ajo ishte e vetmja gazetare që nuk pranoi ndalonte raportimet e saj për përhapjen e Covvid-19 në provincën e wuhan, ndryshe nga kolegët e saj të cilët ose u ndaluan ose iu bindën urdhrit për të mos raportuar.

37 vjeçarja është shpallur fajtore nga Gjykata Popullore e Shangait Pudong New Area, me akuzën e “zgjedhje e grindjeve dhe provokim i trazirave”, një akuzë që bëhet shpesh në Kinë ndaj aktivistëve dhe gazetarëve për të shtypur disidencën, shkruan newsbomb.al.

“Zhang Zhan ndoqi gjyqin me një karrocë dhe ishte me shëndet të dobët,” tha avokati Zhang Keke, pas seancës. Në qershor ajo filloi të refuzonte të merrte ushqim si një mënyrë proteste kundër arrestimit të saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT