“Greqia do ju sjelli vaksinën”, Kryebashkiaku i Finiqit: Minoritarët grekë do të vaksinohen, në Greqi ikin ata që përfitojnë nga sigurimet shëndetësore

Kryetari i Bashkisë së Finiqit Kristaq Kiço ëhstë shprehur se minoriteti grek që jeton në Shqipëri do të marrë vaksinën kundër koronavirusit njëlloj si qytetarët grekë.
Ai tha në Euronews Albania se minoritarët do të duhet të udhëtojnë drejt Greqisë për t’u vaksinuar, ndërsa shtoi se do të vaksinohen të gjithë ata që janë përfitues nga sigurimet shëndetësore në shtetin helen.
Për sa i përket vaksinimit, Kiço u shpreh se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke për procesin e vaksinimit të minoritarëve.
“Jemi akoma në fillim të këtij procesi të shumëpritur për të gjithë popullsinë. Dihet që dje filluan vaksinimet e para në Greqi, në muajt në vijimin, në janar dhe shkurt do të marrin vaksinën sipas prioriteteve të përcaktuara nga ministria e Shëndetësisë. Bëhet kërkesa në sistemin online nga të gjithë dhe secili merr përgjigjen se ku dhe kur do të vaksinohet. Do të fillojë me pensionistët dhe më pas do të vazhdojë me pjesën tjetër të popullsisë. Kjo procedurë do të vazhdojë për 6 mujorin e parë. Gjatë kësaj periudhe ne do jemi në kontakt me autoritetet për të marrë vaksinën dhe të minoritarët”, u shpreh Kristaq Kiço