Basha nuk ka dyshime: Me çdo lloj sondazhi PD është fituese, Edi Rama largohet në 26 prill

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se opozita e bashkuar është fituese në çdo lloj sondazhi, duke thënë se Edi Rama do të largohet në 26 prill.
Ai tha se PD është në kuotat më të larta në 11 vitet e fundit, ndërsa shtoi se sfida e opozitës nuk ëhstë me Ramën, por me qytetarët.
“Nuk kam ardhur këtu të komentoj sondazhet. Partia Demokratike është në kuotat më të larta të 11 viteve të fundit dhe opozita e bashkuar është fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit që në këtë moment. Kemi edhe sondazhe të tjerë. Është sondazhi i largimit masiv të shqiptarëve. Por ne sfidën nuk e kemi me Edi Ramën, por me qytetarët. Nese zgjedhjet do të mbaheshin sot apo nesër, Edi Rama do të ishte i larguar”, tha Basha.